Tiranë, 19 maj, NOA – Një punonjës i policisë është goditur nga mbështetësit e opozitës gjatë tentativës për të hyrë në kabinetet e KQZ-së. Ende nuk dihen rrethanat dhe mjetet me të cilat është goditur punonjësi. Ndërkohë që kolegët e tij e kanë marrë në mënyrë urgjente për ta shoqëruar në makinën që ndodhet në oborrin e KQZ dhe për ti dhënë ndihmën e parë.
Turma e mbështetësve të PS-së, në krye të së cilës ndodhet vetëm një numër vogël deputetësh ka tentuar disa herë që të çajë kordonët e policisë.
a.k/NOA