Vlorë, 19 maj, NOA – Dy persona janë arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi dyshen si autorë të grabitjes së një elektromotori. Personat e arrestuar janë; Skënder Shpëtim Hekurani, 19 vjeç dhe Taulant Luan Dollani, 24 vjeç, të dy banues në lagjen “ 24 Maji”.
Grabitja e elektromotorit është bërë dje në orën 15:30, në fshatin Gumenicë të Vlorës. Padia në polici është bërë nga shtetasit Luan Zeno Begaj, 65 vjeç, i cili pretendon se vlera e pajisjes është rreth 100.000 lekë.
Pas hetimeve, policia ka arritur të identifikoi autore dhe ka bërë arrestimin e tyre gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia i ka identifikuar me anë të targave të makinës me të cilën kryen vjedhjen. Policia bllokoi makinë së bashku me elektromotorin u bllokuan në cilësinë e provës materiale.
a.k/NOA