English

Kivi, fruta më e shëndetshme

Itali, 19 Maj NOA - Kivi është fruta më e shëndetshme.

Për të kemi ditur gjithmonë se mund të ndihmojë në djegien e yndyrave të tepërta dhe gjithmonë janë bërë të njohura anët pozitive të saj.

Tani, falë një studimi të Teikyo University të publikuar në “Biological and Pharmaceutical Bulletin”, ky frutë i shijshëm me origjinë nga Kina (sipas disa të tjerëve prejardhja e tij është nga Zelanda e Re) përmban antioksidantë në saj më shumë nga të gjithë frutat e tjerë, krahasuar kjo dhe me agrumet.

Studimi në veçanti është marrë me zbulimin e përqendrimit të sasisë së polifenolëve në fruta, të cilët janë antioksidantë të fuqishëm në gjendje për të kontestuar efektet e radikalëve të lirë.

Rezultatet treguan se kivi i varietetit “gold” përmbante 1.04 miligramë për milimitro, kivi i “verdhë” 0.85, portokalli 0.80 dhe në fund molla me një sasi prej 0.13, e cila renditej e fundit.

r.b/NOA

KOMENTE