English

KQZ ndryshon rezultatin: Basha në avantazh me 35 vota

Tiranë, 19 maj 2011, NOA – Pas disa orësh numërimi të votave të kontestuara për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar më shumë se një orë pushim për ta rinisur mbledhjen e radhës në orën 17.00. Deri më tani janë numëruar fletët e kontestuara në plot 33 kuti.

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” ka marrë deri më tani 57 vota më shumë nga votat e kontestuara, ndërsa kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” 22 vota më tepër po nga këto fletë.

Këto vota shtesë me urdhër të kreut të KQZ-së Arben Ristani i janë shtuar sakaq tabelave përmbyllëse të rezultatit, duke e ndryshuar atë paraprakisht.

Sipas këtyre votave tashmë avantazhin në Tiranë e udhëheq kandidati demokrat Lulzim Basha, me 35 vota më shumë se rivali i tij, Edi Rama, që pret të marrë mandatin e katërt për bashkinë e Tiranës.

KQZ ka numëruar sot kuti të njësisë bashkiake nr. 11 e vendosur në KZAZ-në 55, ndërsa për mbledhjen e pasdites kanë mbetur për t’u numëruar edhe 31 kuti, që i përkasin KZAZ-së 46, KZAZ-së 53 dhe KZAZ-së 54.

KQZ ka vijuar numërimin e votave nën tensionin e protestuesve, ku qindra militantë socialistë të drejtuar nga deputetët e PS-së kishin mësyrë në sheshin para KQZ-së në përpjekje për të ndalur ndryshimin e rezultatit për Tiranën në tavolinë.

Protestat e simpatizantëve të PS-së kanë vijuar njëherësh edhe në disa qytete të vendit, ku janë bllokuar disa akse rrugore kyçe që lidhin Tiranën me qytetet e tjera.

mit/NOA

KOMENTE
  • Koza Nosta16:50 - 19 Maj 2011
    KY ESHT Z. SALI BERISHA QE THOT BONI SI THEM UN MOS BONI SI BEJ UM. ME BEHET QEFI QE NDODH KJO TA MARI VESH POPULI KUSH ESHT SALI BERISHA ..... NGRE CMIMET NGRE USHQIMET,NGRE KARBURANTIN,,,VRIT POPULLIN...DHE NJERZIT SI DELET ULIN KOKEN..