Tiranë, 19 maj 2011 NOA - Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ka kryer veprimet proçeduriale dhe do të referojë materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprave penale të “Kundërshtimit me dhunë të punonjësve të Policisë si dhe “Fyerjes për shkak të detyrës, të punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim.
Referimi i materialeve në Prokurori, është depozituar për konsumim të veprave penale të lartpërmendur në ngarkim të disa prej deputetëve të Subjektit Politik Partia Socialiste e Shqipërisë, të cilët kanë kryer veprime të dhunshme ndaj forcave të policisë dhe më konkretisht deputetët:
Paulin Sterkaj, Tom Doshi, Eduart Shalsi, Sajmir Tahiri, Armando Prenga, Fatmir Xhafa, Besnik Bare, Gazmir Bizhga, Dashnor Peza, Taulant Balla, Fidel Ylli, Armando Subashi, Arben Ahmetaj, Artan Gace, Fatmir Toci dhe Blendi Klosi.
e.t/NOA