Vlorë, 19 maj 2011, NOA- Policia e Vlorës ka vënë në pranga në flagrancë një 25 vjeçar, i akuzuar për vjedhjen e linjës elektrike të një fshati.
Mavlin Habilaj, banues në lagjen “1 Maji” të Vlorës, i kishte shpëtuar për afro një jave policisë, pasi në bashkëpunim me katër persona të tjerë të arrestuar më parë, kanë vjedhur linjën elektrike të fshatit Zvërnec.
Arrestimi i tij u bë i mundur pas një pune intensive për zbulimin e vendndodhjes së tij pasi i fshihej drejtësisë. Nga ana e Prokurorisë së këtij qyteti nisën hetimet për veprën penale të “Vjedhjes” krye në kushtet e bashkëpunimi.
a.y/NOA