Bari, 19 maj, NOA - Pas konsultimit me kushtet e territorit, konsorciumi që po merret me ndërtimin e tubacionit ku do të kalojë gazsjellësi “Trans-Adriatik”, njoftoi fillimin e vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social (VNMS) në Itali.
Plani përfshin një ndryshim të kursit, ulje të tubacionit, e cila në do të shkojë nga Brindizi në Leçe.
"Në fillim, - thotë Paul Pasteris, kreu i konsorciumit për Italinë, - projekti ishte përqendruar në qytetin e Torchiarolos, por prania e Posidonias oqeanike (e mbrojtur nga BE-ja dhe Italia, solli një ndryshim të kursit".
Ndërkaq, tubacioni në det të hapur nga brigjet e Adriatikut duke kaluar përmes Kanalit të Otrantos, do të jetë rreth 45 kilometra. "Qëllimi i kësaj, - vijon Pasteris, - është për të bërë investime duke siguruar respekt të madh për mjedisin.
Në fakt, linja nuk do të jetë e dukshme nga bregu. inxhinierët tanë kanë hartuar një zgjidhje që përfshin tunele të nëndheshme”.
Duke vijuar më pas se nuk do të jetë një "derë" prej 650 metrash, e cila do të lidhë direkt një pikë 250 metra nga bregu me një gropë të gërmuar 450 metra në brendësi. Tubacioni i TAP (520 km), do të transportojë gaz natyror nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe në detin Adriatik duke kaluar më pas në Italinë jugore dhe Evropën Perëndimore.
Aksionierët e këtij projekti të rëndësishëm janë firma zvicerane “EGL” (42.5%), “Statoil” i Norvegjisë (42,5%) dhe “On Ruhrgas” i Gjermanisë (15%).
n.e/NOA