Tiranë, 19 maj, NOA - Qindra mbështetës të Partisë Socialiste janë mbledhur para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të kundërshtuar vendimmarrjen e këtij institucionit. Deputetë dhe simpatizantë të PS-së kanë nisur protestën e dytë, pas asaj të zhvilluar ditën e djeshme, ku kërkojnë mos ndryshimin e rezultatit në Tiranë dhe mos numërimin e votave të kontestuara.
Forca të shumta të policisë kanë rrethuar godinën dhe kanë marrë masat për të mos lejuar hyrjen e mbështetësve të opozitës dhe deputetëve në ambientet e brendshme të KQZ.
Deri në orën 10:30, situata para KQZ-së është e qetë dhe nuk janë regjistruar incidente mes protestuesve dhe policisë.
a.k/NOA