English

Numërohen 49 kuti, KQZ vlerëson 77 vota për Bashën, 31 për Ramën

Tiranë, 19 maj 2011, NOA- Në vijim të shqyrtimit të fletëve të votimit të kontestuara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka hapur 49 kuti, duke nxjerrë nga aty 77 vota për kandidatin e maxhorancës Lulzim Basha dhe 31 për kandidatin e opozitës, Edi Rama.

Ashtu si dhe nisi që në fillim çdo fletë dhe çdo kuti po kontestohet nga ana e anëtarëve dhe përfaqësuesve socialistë në komision, ndërkohë që nga ana e anëtarëve demokratë vijohet puna normalisht, nën tagrin e komisionit zonal të Tiranës.

Jashtë këtij institucioni vijojnë të qendrojnë mbështetësit dhe deputetët e opozitës të cilët pak më parë patën një përplasje tjetër ne efektivat e policisë, në tentativë për të hyrë drejt këtij komisioni.

a.y/NOA

KOMENTE