Tiranë, 19 maj 2011, NOA- Edhe neser pjesa e pare e dites do te jete me kthjellime dhe temperatura te larta ne te gjithe territorin shqiptar, kjo per shkak te qarkullimit te masave ajrore nga Veriu i Afrikes.
Shqiperia
Sipas MeteoAlb, ne pjesen e dyte te dites parashikohet shtim i vranesirave duke rrezikuar pjesen me te madhe te vendit nga shira te izoluar por vranesira me te dendura do te kete ne zonat malore pergjate kufirit Lindor te cilat do te shoqerohen me shira ne forme rrebeshi. Ne mbremje dhe gjate nates kthjellimet do te ri-kthehen serish ne te gjithe territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime te dukshme ne vlerat e mengjesit por ne mesdite parshikohet rritje e lehte e temperaturave ne vend.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 18 km/h dhe drejtim Perendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te mbetet i ulet.
Europa
Neser, pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga kushte te qendrueshme atmosferike ku moti i kthjellet do te jete dominues. Perjashtuar nje pjese te Europes Qendrore dhe zonen e Alpeveve te cilat gjate pasdites do te kene vranesira dhe shira me intensitet te dobet. Po ashtu vranesira dhe shira te dobet do te kete ne gadishullin e Skandinavise dhe ishujt Britanike ndersa ne rajonin e mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit do te dominojne kthjellimet dhe temperaturat e larta per shkak te qarkullimit te masave ajrore nga veriu i Afrikes.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Zona e Alpeve alarmon per shira me intesitet te larte
- Europa Qendrore do te rrezikohet nga shira intensive
- Vendet Nordike rrezikojne ere e forte dhe rrebeshe shiu
a.y/NOA