Prishtinë, 19 maj 2011 NOA - Departamenti i Kundër Krimit të Organizuar në dy operacione policore ka arrestuar 9 persona të dyshuar, raporton korrespondenti i agjencisë NOA në Prishtinë.
Gjashtë të arrestuar shënohen në operacionin e koduar “Petriti” dhe tre tek “Ibri”. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pohon se pas hetimeve disa mujore ka zhvilluar këto dy operacione të ndara në vazhdën e angazhimeve për luftimin e krimit të organizuar.
Operacionet policore janë realizuar në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Lipjan, Besianë dhe Graçanicë.
Operacioni i parë ka pasur në fokus luftën kundër dukurisë së Kontrabandimit me migrante.
Operacioni është koduar me emrin “Petriti”dhe është ndërmarrë me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, me ç’rast janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të dyshuarve dhe janë arrestuar një grup mire i strukturuar i të dyshuarve, të cilët ne vazhdimësi dyshohet se kanë kryer veprat penale të kontrabandimit me emigrantë.
Të arrestuarit janë:
Naser I. 1966 Kosovar
Besim I. 1983 Kosovar
Halil Th. 1976 Kosovar
Hasan B. 1952 Kosovar
Nysret A. 1974 Kosovar
Hasan B. 1984 Kosovar
Gjate kontrollimit te shtëpive dhe lokaleve përcjellëse janë gjete dhe konfiskuar:
Dy revole kalibrash te ndryshëm
Një pushke automatike M 47 (Kallashnikov)
Një pushke gjuetie me 8 fishek
Një kompjuter
Tete telefona celular
Tre të arrestuar u shënuan edhe në operacionin e koduar “Ibri”, nën dyshimin e bazuar për Vjedhje të automjeteve dhe falsifikim te dokumenteve
Drejtoria tha se ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “IBRI”, me urdhër te gjyqtarit te procedurës paraprake.
Në këtë aksion janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të dyshuarve dhe janë arrestuar një grup mire i strukturuar, cili grup merrej me aktivitete te organizuara kriminale ne veçanti vjedhje te organizuar te veturave dhe falsifikimin e tyre.
Të dyshuarit janë:
Vllastimir V. 1967 Kosovar/serb Graqanicë
Goran L. 1980 Kosovar/serb Mitrovicë
Bahri Rr. 1959 Kosovar/shqiptar Podujevë
Gjate kontrollimit të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar:
Një kompjuter lap top
Një kompjuter
Disa dokumente te dyshuara
Policia tregoi se ky grup në mënyrë mjaft të organizuar dyshohet se kanë kryer veprat në rajone të ndryshme të Kosovës, duke organizuar vjedhjen e veturave dhe falsifikimin e dokumenteve.
Të njëjtit, veturat i dërgonin ne Mitrovicën , respektivisht në pjesën veriore të Kosovës , pastaj organizonin kontaktet me të dëmtuarit duke kërkuar shuma të ndryshme parash në mënyrë që veturat t’u ktheheshin të dëmtuarve.
Sakaq, policia bëri thirrje që të gjithë qytetaret që janë të dëmtuar nga ky grup kriminal i vjedhjes se automjeteve, t’u lajmërohen organeve policore me qellim të dëshmimit.
a.b/NOA