English

Pritet të nis mbledhja e KQZ për votat e kontestuara

Tiranë, 19 maj, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nis mbledhjen e radhës sot në orën 10 për të vijuar me numërimin e votave që jenë hedhur në kutitë e gabuara. Mbledhja u ndërpre mesnatën e djeshme. Komisionin priret të shqyrtojë të gjitha kutitë e votimit në të cilat ka vota të kontestuara nga komisionerët.

Kjo procedurë është kundërshtuar nga opozita, e cila pritet të vazhdojnë sot protestat.

Në situatën e tensionuar dhe me paralajmërimin e revoltave, Përfaqësuesja e Lartë e BE, baronesha Ashton, ka bërë apel për gjetjen e një zgjidhje “brenda institucioneve ekzistuese dhe kuadrit ligjor, rregullave dhe praktikave ekzistuese”.

Duke folur për protestat baronesha Ashton ka shtuar, “të gjithë udhëheqësit politikë mbajnë përgjegjësinë e veçantë e të mos vënit të jetës së qytetarëve në rrezik”.

a.k/NOA

KOMENTE