English

PS, përgatitje për protesta në disa qytete

Fier, 19 maj, NOA – Strategjia e Partisë Socialiste për protestat parashikon zhvillimin e tyre në qytete të ndryshme. Dega e Partisë Socialiste në qytetin e Fierit pritet të organizojë ditën e sotme një tubim në qendër të këtij qyteti. Vendimi është marrë pas mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar Socialist.

Në mitingun e qytetit të Fierit do të protestohet kundër mazhorancës dhe vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e votave në Tiranë. Pritet që protesta të ngjashme të zhvillohen në disa qytete. Në Elbasan, dega lokale e PS do të marrë vendimin për zhvillimin e protestës në orën 12:00 të ditës së sotme. Deputetët e PS-së janë shpërndarë në zonat elektorale për të kontaktuar me elektoratin. Ndërsa në qytetin e Vlorës pritet që të ketë një komunikim me mediat, ku do të sqarohet nëse do të ketë protestë ditën e sotme, apo do të caktohet për në një tjetër afat.

a.k.NOA

KOMENTE