SHBA, 19 maj, NOA - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Majkell Mullen, kanë thënë se “nuk ka asnjë dëshmi” që thotë se lidershipi i Pakistanit, ka ditur për vendndodhjen e Osama bin Ladenit, në afërsi të një akademie ushtarake në Abotabad të Pakistanit.
Gejts, megjithatë, ka thënë se “ai e ka një supozim të cilin e ndanë me disa zyrtarë të tjerë në qeverinë amerikane” se vendodhja e bin Ladenit ishte e ditur për disa në Pakistan.
Mullen ka thënë se informatat për atë nëse bin Ladeni ka pasur mbrojtës pakistanez ka mundësi të zbulohet nga analiza që SHBA-të po i bëjnë materialeve të konfiskuara nga shtëpia ku u vra bin Ladeni.
Gejts gjithashtu paralajmëroi kundër prerjes së ndihmës së SHBA-ve për Pakistanin. një strategji kjo që një numër i ligjvënësve janë duke e shtyrë Kongresin ta ketë në konsideratë.
NOA/RFE