English

Tre të plagosur me armë zjarrin, arrestohet autori

Vlorë, 19 maj, NOAPolicia e Vlorës ka arrestuar autorin e plagosjes së tre personave me armë zjarri, pak ditë më parë në qendër të qytetit. Autori i ngjarjes është Leonard Petrit Murati, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Murati ka qëlluar me pistoletë, në lagjen “Dëshmorët”, në Vlorë, Kujtim Osmanin, i cili ka ngelur i plagosur rëndë, së bashku me dy persona të tjerë. Të plagosurit e tjerë kanë qenë kalimtarë dhe nuk kanë pasur lidhje me incidentin.

Murati ka qenë i kërkuar më parë nga policia për vrasje, ndërkohë që tashmë do të përballet me akuzën e tentativës për vrasje dhe plagosje me dashje.

a.k/NOA

KOMENTE