Tiranë, 19 maj, NOA - Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso mund të ketë anuluar vizitë anuluar vizitën e programuar për nesër në Tiranë.
I pyetur sot nga mediat, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto u shpreh se “nuk ka një konfirmim për vizitën e Presidentit Barroso në Tiranë”.
Anulimi i vizitës mund të ketë ndodhur pas shkak të situatës paszgjedhore në Shqipëri. Ndërkohë që në lidhje me anulimin e vizitës nuk ka një njoftim zyrtar nga Zyra e presidentit të KE, Hose Manulel Barroso.
Barroso kish deklaruar gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian se do të vizitonte vendet e rajonit, mes tyre edhe Shqipërisë. Sot Barroso ndodhet në Serbi, ku do të flas për procesin e integrimit të këtij vendi në Bashkimin Europian.
a.k/NOA