Itali, 20 Maj NOA - Ferrari ka njoftuar se ka arritur në një rinovim të kontratës së Fernando Alonso deri në përfundim të sezonit 2016.
Komunikimi zyrtar i këtij akordi ka ardhur nëpërmjet sitit të skuderisë, i shoqëruar nga deklarata të presidentit Luca di Montezemolo.
“Gjithmonë ka treguar se është një fitimtar”, - pohoi ai.
Ndërsa për sa i përket spanjollit, krahas shfaqjes së gëzimit që kishte si rrjedhojë e kësaj kontrate, ai foli për këtë skuteri si të ishte familja e tij e dytë.
r.b/NOA