English

Ambasadorët sërish te Rama

Tiranë, 20 maj 2011, NOA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu, kreu i misionit të OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ai i Bashkimit Europian Etore Sequi pak minuta më parë mbërritën në selinë rozë për të zhvilluar një takim me kreun e saj Edi Rama.

Kjo është vizita e disatë brenda pak ditësh, me kreun e socialistëve, takime të cilat janë mbajtur lidhur me situatën paszgjedhore në vend.

Ndonëse nuk dihet ende se ku do të bazohet ky takim mendohet, që një vëmendje e madhe ti kushtohet natyrisht edhe thirrjeve të kryesocialistit Edi Rama, për ndihmën e ndërkombëtarëve dhe natyrisht edhe për rrugën e protestave të nisura nga kjo parti.

Sakaq i i gjithë faktori ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi, ku është apeluar vazhdimisht për shpalljen e rezultatit të Tiranës, i cili duket se është edhe molla e sherrit ose e konfliktit mes përfaqësuesve të politikës shqiptare.

Vetëm disa orë më parë kryesocialisti Edi Rama i bëri thirrje ndërkombëtarëve dhe trojkës së ambasadorëve që të mos e lenë vetëm Shqipërinë në këto ditë, pasi tha ai, mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

a.y/NOA

KOMENTE