Tiranë, 20 maj, NOA /Update - Partia Socialiste pretendon se dy vëllezërit e arrestuar nga policia janë keqtrajtuar. Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri tha sot gjatë mitingut para KQZ-së, se dy vëllezërit, Urim dhe Shpëtim Isaku, janë dhunuar barbarisht vetëm pse kanë qenë dje në protestën e opozitës.
Ai u shpreh se ata janë ndaluar pa bërë asnjë shkelje ligjore. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vizituar sot në spital dy vëllezërit Isaku. Ndërkohë që Zyra e Shtypit e Partisë Socialiste ka shpërndarë foton e njërit prej tyre, të marrë gjatë kohës që kurohej në spital.
Më herët, Policia e Tiranës, me anë të një njoftimi deklaroi se dy vëllezërit Urim Isak Marku, 27 vjeç, Shpëtim Isak Marku, 36 vjeç u ndaluan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj forcave të rendit.
a.k/NOA