English

Baroso: BE, e përkushtuar për Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Komisionit Evroian, Hoze Manuel Baroso, shprehu përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës.

Ai tha se vizita e tij në Kosovë është një sinjal për këtë përkushtim.

23

Megjithatë Baroso theksoi se “i takon Kosovës dhe popullit të saj të zbatojë reformat e nevojshme, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, lidhur me integrimin në BE.

Këto komente Baroso i bëri në Prishtinë, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai foli edhe për dialogun Prishtinë – Beograd, duke e cilësuar atë si një proces pozitiv.

Nga ana e tij, Thaçi tha se Kosova do të jetë e përkushtuar për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja dhe shprehu bindjen se raporti i ardhshëm i progresit, i cili hartohet nga Komisioni Evropian, do të jetë më pozitiv se ai i vitit të kaluar.

Baroso, i shoqëruar edhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, është takuar sot edhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, raporton RFE.

KOMENTE