English

Craxi: Anulimi i vizitës së Barrosos në Shqipëri, nuk është një shenjë e mirë

Romë, 20 Maj, NOA - Pas zgjedhjeve lokale në Shqipëri, situata është përkeqësuar. Rreth saj, mediat italiane kanë biseduar me Bobo Craxi-n, përfaqësuesin e Partisë Socialiste Italiane.

Si mund ta komentoni situatën paradoksale që po ndodh në Shqipëri vetëm disa ditë pas zgjedhjeve?

- Bëhet fjalë për zgjedhje administrative dhe atëherë kërkesa për të dërguar vëzhgues ndërkombëtar, mbetet tërësisht miqësore. Por ndërkaq, paraqiten edhe rreziqe për fraktura të demokracisë, e kjo për shkak sepse ajo në Shqipëri, është një demokraci e re.

Dhe ka gjithashtu është një pikë tjetër: kontestimi i manipulimeve zgjedhore është kthyer tashmë në një bombë klasike të aftë për të hedhur në erë një situatë ekstremisht të brishtë.

Ndër të tjera, është i njohur legjitimiteti ndërkombëtar i liderit Berisha, por nuk është i ri një konceptim autoritar i demokracisë, i cili në fakt në të kaluarën ka përulur popullin shqiptar dhe në veçanti Partinë Socialiste.

Çfarë mendoni se duhet të bëhet tani për të zgjidhur problematikën shqiptare?

- Unë mendoj se në këtë pikë është thelbësore për një ndërhyrje diplomatike evropiane për të shmangur presionin e ngjarjeve. Dhe anulimi i vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian në Shqipëri, nuk është një shenjë e mirë.

A ekziston rreziku që këto zgjedhje të cilat do ta afronin më shumë Shqipërinë në kontekstin evropian, të mund të kthehen në një bumerang?

- Po. Duhet të shmanget çdo ngritje e kuadrit të politikës dhe me sa kuptoj, metoda e përdorur, ajo e përmbysjes së votave, është më e keqja. Të mos harrojmë, se në këto zgjedhje administrative, tentativa për të eliminuar nga skena politike liderin alternativ të Berishës ishte objektivi kryesor i qeverisë. Asnjëherë si më parë, në këtë moment, matet përgjegjësia e politikanëve, ndaj mes palëve duhet përpjekje për të kapërcyer ndarjet dhe për të gjetur një zgjidhje për t'u kthyer në dialog, për të shmangur kthimin e Shqipërisë në një Breg të Fildishtë të dytë. Në ngjarje si këto, matet pikërisht pjekuria e një populli dhe udhëheqjes së tij politike.

Përshtati: n.e/NOA

KOMENTE