Ankona, 20 maj, NOA- Niset për në në punë në Universitetin e Teramos dhe harron të bijën 22 muajshe 5 orë në makinë, parkuar në vijën e parë të Universitetit. Kur, në mesditë, del nga puna, kupton se vajza është e pajetë në ndenjësen e pasme. E bija, tashmë ndodhet në gjendje kome në spitalin e Ankonës në rrezik për jetën, ndërsa ai po përballet me akuzën për braktisjen e të miturës.
Një tragjedi që ka për protagonist një profesor në Fakultetin e Veterinarisë së Universitetit të Teramos. Në orën 8 të mëngjesit burri ka dalë nga shtëpia me vajzën për ta shoqëruar në çerdhe dhe pastaj të shkonte në punë. Por ka shkuar direkt në universitet dhe ka parkuar makinën duke e harruar brenda. Për pesë orë, vajza e vogël ishte e mbyllur në makinë, në diell, pa u vërejtur nga askush.
Në orën 13, i ati del nga puna dhe zbulon fëmijën, të pajetë dhe të dehidratuar. Pavarësisht nga shoku, ai e ka çuar me shpejtësi në zyrë në përpjekje për ta shpëtuar, ndërsa disa nga kolegët e tij kanë lajmëruar ambulancën.
Menjëherë e ëma e cila është 8 muajshme shtatzënë me fëmijën e dytë ka bërë denoncimin për braktisje të së miturës.
Sipas ekspertëve kushdo që mbetet i bllokuar për disa orë në një makinë në diell mund të ketë pasoja të rënda, sidomos nëse ata janë fëmijë, te të cilët procesi i dehidratimit është më i shpejtë.
Për fat të keq raste të tilla nuk janë të rralla: ka pasur episode të tjera në SHBA, deri me vdekje, dhe gjithashtu në Itali.
a.e./NOA