English

Gruaja dhe djali i Mlladiçit padisin shtetin serb

Beograd, 20 maj, NOA - Bosilka dhe Darko Mlladiç kanë paditur Serbinë për konfiskimin e parave, ndërsa reja e Ratko Mlladiçit ka paditur “Telekomin” për shkak të largimit nga puna.

Mediat serbe shkruajnë se bashkëshortja dhe i biri i të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç, kanë paditur shtetin serb, për shkak se prokuroria për krime lufte dhe policia, siç thonë, i kanë marrë pa të drejtë 14. 540 euro, gjatë bastisjes së shtëpisë më 22 shkurt të vitit 2010.

Avokati i familjes Mlladiçi, Milosh Shaljiç, i cili ka ngre padinë, ka thënë se nuk ka pasur asnjë bazë për konfiskimin e parave.

NOA

KOMENTE