E premte, 20 maj 2011, NOA- Zëdhënësja e Komisionerit Europian për Zgjerimin Stefan Fyle, Natasha Butler reagoi lidhur me situatën në Shqipëri duke thënë se, plotësimi i standardeve zgjedhore është detyrim për integrimin.
Duke vijuar më tej ajo u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të garantojë zbatimin e shtetit ligjor dhe se duhet të veprojë pa ndërhyrjen e politikës, duke theksuar se rezultatet e zgjedhjeve duhet të dalin sa më parët.
Më tej ajo sqaroi edhe shtyrjen e vizitës së presidentit të KE-së Hose Manuel Barroso, duke thënë se shtyrja e vizitës nuk tregon absolutisht mungesë angazhimi ndaj Shqipërisë.
Sakaq lidhur me situatën paszgjedhore në vend nga ana e ndërkombëtarëve është apeluar në vijimësi që të shpallet sa më shpejt rezultati dhe të ruhet siguria dhe rendi në vend.
a.y/NOA