English

Mbështetësit e opozitës mblidhen para KQZ, policia blindon godinën

Tiranë, 20 maj, NOA – Ka nisur protesta e opozitës para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Qindra protestues të Partisë Socialiste janë vendosur në rrugën midis Pallatit të Kongreseve dhe Stadiumit “Qemal Stafa”.

Forca të shumta policie janë vendosur para godinës. Disa kordonë me forca të rendit qëndrojnë përballë derës kryesore, ku dhe presioni i protestuesve për të hyrë është më i madh.

Deri në në orën 10:30 nuk janë shënuar incidente. Ndërkohë që organizatorët e protesës janë në pritje të shtimit të numrit. Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme u lënduan 5 policë nga protestuesit.

a.k/NOA

KOMENTE