English

Nis mbledhja e KQZ, debate për fletët e kontestuara

Tiranë, 20 maj, NOA – Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku do të numërohen votat e kandidatëve për kryetar bashkie, që janë hedhur gabimisht në kutitë e tjera.

Anëtarët e PS-së në KQZ kanë kundërshtuar hapjen e kutive të tjera të votimit. Ishte parashikuar që sot KQZ-ja të numëronte vetëm 12 kutitë e fundit, ndërkohë që administrata e KQZ-së ka raportuar edhe disa kutitë të tjera, për të cilat komisionerët kanë bërë shënime për vota të kontestuara.

Përfaqësuesi i PS-së në KQZ tha se ky është një mashtrim dhe manipulim i pastër që po bëhet me zgjedhjet në Tiranë.

a.k.NOA

KOMENTE
  • Elton Demiraj11:49 - 20 Maj 2011
    ps ska frşke nga rezultatet reale se perderisa ndodhet ne avantazh nuk ka arsye pse te frikesohet....frika qendron se ne ato kuti jane bere manipulime dhe jane hedhur flete ne favor te pd...pikerisht kjo ehste arsyeja...
  • Shkelqim Kullaj11:21 - 20 Maj 2011
    VOTAT DUHET TE NUMEROHEN TE GJITHA SEPSE TE GJITHE KANE TE DREJTEN QE VOTA TE JETE E VLESHME SEPSE ATEHERE KOT VOTUAM'BENI JU GJITHCKA E KOT NA FTONI NE TE VOTOJM ,PAK RENDESI KA SE NE CFARE KUTIE E HODHA VOTEN NE KUTIN A,APO NE KUTIN B,UN KAM VOTUAR,E NE JEMI PJESE E SAJ,NE VENDOSEM PER CILIN E MERITON TE KRYESOI ,PSE NA BENI TE PA VLEFSHEM?
  • Loreta Hasa10:30 - 20 Maj 2011
    PO PSE PARTAI SOCIALISTE KA FRIKE NGA HAPJA E KETYREVE KUTIVE APO E DI QE KA HUMBUR TIRANEN ,TE NUMUROHEN TE TERA FLETE E HEDHURA GABIM NE KUTIT E TJERA SE ESHTE VOTA E POPULLIT DHE SE MOHON DOTE PS KET VOTE TE POPULLIT.....