English

Numërohen 8 kuti në KQZ, Basha 105 vota, Rama 38

Tiranë, 20 maj, NOA – Numërimi i votave që nuk ishin numëruar më parë, në tetë kutitë e votimit, ka thelluar avantazhin e kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.

8 kutit e numëruara gjatë ditës së sotme i përkisnin KZAZ nr. 50 dhe ishin të kontestuara nga anëtarët e komisionit zonal. Nga të gjitha kutitë e numëruara gjatë tre ditëve, rezultatit mes kandidatëve është 105 vota për Bashën dhe 38 vota për Ramën. Diferenca mes dy kandidatëve është 57 vota, duke llogaritur edhe 10 votat me të cilat Rama fitoi në rezultatet paraprake. KQZ do të numëroj dhe 26 kuti, për të cilat ka kontestime nga ana e komisionerëve.

a.k/NOA

KOMENTE