English

Parashikimi i motit për 21 maj 2011

Tiranë, 20 maj 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, mëngjesi i se shtunes do te nise me kthjellime ne te gjithe vendin. Mesdita do te sjelle kalime vranesirash ne zonat malore ndersa ne zonat e uleta dhe ato bregdetare do te dominohen nga moti i kthjellet dhe temperaturat e larta.

Shqiperia

Pjesa e dyte e dites do te sjelle shtim te vransirave ne te gjithe vendin, duke bere qe zonat zonat e uleta dhe ato bregdetare te dominohen nga alternime te kthjellimeve dhe vransirave duke u rrezikuar nga shira lokale ndersa ne zonat malore verilindore dhe juglindore do te kene shtim shirave. Ne mbremje dhe gjate nates vranesirat dhe shirat do te largohen nga i gjithe vendi.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne te gjithe vendin si ne vlerat e mengjesit edhe ne te mesdites.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 15 km/h nga drejtim jugperendimor ndersa dallgezimi ne det do te jete i ulet.

Europa

Neser, pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga kushte te qendrueshme atmosferike ku moti i kthjellet do te jete dominues. Perjashtuar Europen Qendrore dhe Alpeve te cilat do te dominohen nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Po ashtu vranesira dhe shira te dobet do te kete ne gadishullin e Skandinavise dhe ishujt Britanike ndersa ne rajonin e mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit do te dominojne kthjellimet dhe temperaturat e larta per shkak te qarkullimit te masave ajrore nga veriu i Afrikes.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve alarmon per shira me intesitet te larte

- Europa Qendrore do te rrezikohet nga shira intensive

- Vendet Nordike rrezikojne ere e forte dhe rrebeshe shiu

a.y/NOA

KOMENTE