Laç, 20 maj 2011, NOA- Policia e Laçit raporton për një plagosje të ndodhur mesditën e sotme, në bulevardin kryesor të qytetit.
Sipas bluve të Laçit, bëhet me dije se ka pasur një konflikt për motive të dobëta, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, por edhe autori dhe i dëmtuari janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në bazë të hetimeve dhe punës së policisë, mësohet se përplasja ka ndodhur mes Eduart Ndrecës, banues në Fushë Mamurras, Kurbin, i cili mendohet të jetë autori dhe Napolon Doçit, banues në Laç i cili referohet të jetë i dëmtuari.
Nga ana e policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja pistolete model 54, si dhe disa njolla me ngjyrë të kuqe gjaku.
Efektivat e qytetit po punojnë për gjetjen e autorit dhe për sqarimin e ngjarjes.
a.y/NOA