English

Policia e Gjirokastrës, nis ndjekjen penale për 13 personat që bllokuan rrugët

Gjirokastër, 20 maj 2011, NOA- Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se ka nisur ndjekjen penale ndaj bllokuesve të aksit rrugor Tepelenë- Uji i Ftohtë, gjatë ditës së djeshme të identifikuar si simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste.

Bllokimi i rrugës i cili ka zgjatur rreth 1 or e 30 minuta, ka penguar lëvizjen e automjeteve ndërsa ka nisur procedimin penal për gjashtë persona.

Emrat e personave që do të ndiqen penalisht:

1. Arben Kacorri, i datëlindjes 1972, lindur dhe banues në Tepelenë.

2. Gafurr Qëndraj , i datëlindjes 1968, lindur dhe banues në Tepelenë

3. Asqeri Muçoima, i datëlindjes 1958, lindur dhe banues në Memaliaj Tepelenë

4. Ismail Ruci , i datëlindjes 1972, lindur dhe banues në Tepelenë

5. Drini Hasbiraj , i datëlindjes 1988, lindur dhe banues në Tepelenë

6. Qëndrim Çuna, i datëlindjes 1972, lindur dha banues në Tepelnë.

Ndërkaq ndaj shtatë personave të tjerë ka nisur hetimi, pasi po dje në dalje të qytetit Gjirokastër, në vendin e quajtur “Varrezat e Dëshmorëve”, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste të Gjirokastrës, kanë bllokuar rrugën, duke djegur disa goma të vjetra.

Nga bllokimi i cili ka zgjatur afro 1 orë, kanë nisur hetimeve ndaj 7 personave të identifikuar si:

1. Hamza Kuka, i datëlindjes 1954, lindur dhe banues në Gjirokastër

2. Misto Kane , i datëlindjes 1981, lindur dhe banues në Gjirokastër

3. Feim Miha, i datëlindjes 1980 , lindur dhe banues në Gjirokastër

4. Robert Shane , i datëlindjes 1964, lindur dhe banues në Gjirokastër

5. Pasho Tuka, i datëlindjes 1966, banues në Gjirokastër

6. Luli Seferi, i datëlindjes 1968, lindur dhe banues në Gjirokastër

7. Roland Skëndo, i datëlindjes 1957, banues në Gjirokastër

Ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe “ Prishje të qetësisë publike”.

a.y/NOA

KOMENTE