English

Policia e Tiranës, vë në pranga autorin e plagosjes në Kashar

Tiranë, 20 maj 2011, NOA- Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë Alfred Sulaj, 36 vjeç, banues në Kashar, pasi plagosi me për motive të dobëta një tjetër person.

36 vjeçari Sulaj u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se në afërsi të një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë, 34 vjeçarin Dashamir Sorra, me banim po në Kashar.

Ndërkaq nga ana e policisë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë model 54, me një krehër me 6 copë fishekë.

Nga ana e Prokurorisë së Tiranës, nisën hetimet për konsumim të veprave penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

a.y/NOA

KOMENTE