English

Policia: PS të mos nxisë qytetarët për dhunë

Tiranë, 20 maj 2011, NOA- Policia e Tiranës, sqaroi përmes një deklarate për mediat reagoi për përplasjen fizike të ndodhura mes forcave të policisë dhe dy personave të tjerë të cilët kanë ngelur të dëmtuar, së bashku me disa punonjës së policisë.

Zëdhënësja e policisë së kryeqytetit Alma Katragjini, deklaroi se nga Shërbimi Qendror i Kontrollit të Brendshëm, kanë filluar hetimet për veprimet e punonjësve të policisë përgjatë ushtrimit të detyrës si dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave nëse ka elementë për veprime të dhunshme të punonjësve të policisë.

Më tej ajo shtoi se aktualisht ndodhen në spital, 12 punonjës policie mes të cilëve dhe Zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, të cilët kanë pësuar dëmtime nga pjesëmarrësit, gjatë tubimit përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në një apel drejtuar Partisë Socialiste Katragjini u shpreh: “U bëjmë thirrje, drejtuesve të lartë të Subjektit Politik Partia Socialiste dhe deputetëve të këtij subjekti, që të mos inkurajojnë tubuesit dhe pjesëmarrësit në tubim, që të kryejnë akte dhune dhe goditje ndaj forcave të policisë, të cilët janë të planizuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

a.y/NOA

KOMENTE