English

PS padit në Kolegj KQZ-në, për mos nxjerrjen e rezultatit të njësisë 5

Tiranë, 20 maj 2011, NOA- Partia Socialiste ka depozituar një padi në Kolegjin Zgjedhor, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për mos publikimin e rezultatit të KZAZ nr.49 që i përket njësisë bashkiake nr.5.

Në padi thuhet se, në përfundim të procesit të numërimit të votave për kandidatët për kryetar të Bashkisë Tiranë dhe Këshillin Bashkiak të Bashkisë Tiranë, nga dhjetë KZAZ të kësaj Zone Zgjedhore janë miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve të qendrave të votimit, ndërsa KZAZ Nr.49 nuk e ka miratuar këtë tabelë duke marrë vendim për mos

miratimin e saj.

Në padinë e përfaqësuesit ligjor të selisë rozë, Fatmir Xhafaj, vijohet me argumentet se pavarësisht kërkesës ankimore në KQZ, ajo nuk ka marrë përgjigje duke kaluar edhe afatin ligjor.

Sakaq theksohet se ashtu si për 10 KZAZ-të e tjera, edhe për KZAZ 49 duhet të ishte marrë vendim, duke u shpallur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në përfundim kërkesë-padia e Partisë Socialiste kërkon nga Kolegji Zgjedhor që të detyrojë KQZ-në që të marr vendim edhe për këtë njësi.

a.y/NOA

KOMENTE