Tiranë, 20 maj, NOA - Partia Socialiste ka planifikuar sot zhvillimin e protestave në rreth 10 qytete të vendit. Sipas deputetëve të Partisë Socialiste protestat do të zhvillohen në orën 16:00.
Protesta më e madhe do të jetë ajo përballë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku do të jenë të pranishëm deputetët e Tiranës. Ndërkohë që protestat e tjera janë programuar në qytetet; Gjirokastër, Sarandë, Fushë Krujë, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës.
Në krye të protestat do të jenë ligjvënësit socialist dhe moliti i tyre është anulimi i vendimeve të marra nga KQZ-ja për numërimin e votave të hedhura në kutinë gabuar, për garën për kryetar bashkie në Tiranë.
a.k/NOA