English

Raporteri i KiE, Jirsa: Të dyja palët të shmangin përshkallëzimin e situatës

Strasburg, 20 maj, NOA - Raporteri i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Thomas Jirsa, nga Republika Çeke, është politikani evropian i radhës, i cili ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri.

Në një deklaratë të posaçme rreth tyre, ai u bën thirrje të gjitha palëve të mbeten të qeta dhe të respektojnë procesin ligjor.

Duke përmendur bashkëpunimin e KiE-së me Shqipërinë, ai ka shprehur shqetësimin e tij për tensionet në rritje në vend, lidhur me zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë dhe bëri thirrje të gjitha palët t’i largohen konfrontimit.

"Unë po i ndjek zhvillimet në Shqipëri nga afër dhe me shqetësim të madh.

Bëj thirrje për të dyja palët që të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe të respektojnë plotësisht kuadrin ligjor për zgjidhjen e ankesave dhe apelimeve zgjedhore", tha zoti Jirsa.

Duke shtuar se ai synon të vizitojë Tiranën sa më shpejt pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.

Kjo sipas tij, për të diskutuar zhvillimet e fundit me aktorët e rëndësishëm politikë dhe partnerë të tjerë në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE