English

Serbët bllokojnë sërish rrugët në veri

Mitrovicë, 20 maj, NOA -Dhjetëra banorë edhe biznesmenë serbë kanë bllokuar edhe sot rrugën Zubin Potok-Ribariq. Policia rajonale në Mitrovicë bëri të ditur se bllokimi i rrugës është bërë në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të fundit të Jevro Panteliq, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në krim të organizuar.

Kreu i Shoqatës së biznesmenëve të Zubin Potokut, Ratomir Bozhoviq, ka thënë se rruga nuk do të zhbllokohet deri në lirimin e Panteliqit. Policia ka bërë të ditur se një grup serbësh kanë bllokuar sot edhe urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për t’u solidarizuar me biznesmenët e Zubin Potokut. Ura, tashmë është e lirë për qarkullim.

KOMENTE