SHBA, 20 Maj NOA - Për flokët e thinjur është thënë gjithçka: që varen nga stresi, nga dieta, nga gjeni, nga pagjumësia dhe nga frika.
Më në fund për të vënë kapakun mbi këtë çështje, ka ardhur një teori nga një studim amerikan, sipas të cilit peroksidi i hidrogjenit (përbërësi kryesor i ujit të oksigjenuar) i prodhuar nga trupi ynë i ndriçon duke i kthyer në të argjendta.
Gjithçka mbi tek flokët.
Akumulimi i “radikalëve të lirë” ndodh si pasojë e asaj çka hamë, që ndikon pothuajse gjithmonë në procesin e larjes dhe të tharjes së flokëve, një faktor që bllokon prodhimin e melaninës, pigmentin tonë natyral.
Një tjetër arsye është mungesa e antioksidantëve që mund të jetë dhe me origjinë gjenetike.
Nga analizat e laboratorit rezulton që antioksidanti L-metionina, mund të jetë kura e duhur për dekolorimin progresiv.
r.b/NOA