English

Tenton të hipë në tren një poni

Wrexham, 20 maj NOA - “Dy bileta, një për mua dhe tjetrën për ponin”, - këto kanë qenë fjalët e një personi, i cili është drejtuar kështu në stacionin hekurudhor të Wrexham, në Uells dhe kishte si qëllim të hipte kafshën në vagon.

“Biletën për kalin nuk mundem tu a jap, është i një përmase shumë të madhe”, - i tha bileta shitësi.

“Jeni në dijeni të ligjit” – iu përgjigj pronari i ponit, i cili kërkoi në mënyrë të kotë të hipte ne bord kafshën.

Në pamje të parë pronari i ponit u duk tepër i irrituar nga refuzimi i biletashitësit dhe u drejtua tek binarët duke marrë dhe ashensorin dhe kërkoi sërish që të hipte ne vagon ponin, por duhet thënë se çdo përpjekje e tij shkoi dëm.

r.b/NOA

KOMENTE