English

Topalli-Stonestreet: Numërimi i votave para të gjithëve, i jashtëzakonshëm

Tiranë, 20 maj 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë ditës së sotme priti në një takim kryetarin e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Jonathan Stonestreet, ku i shprehu mirënjohjen për punën e vëzhguesve gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Nga ana e tij, Stonestreet tha se, “gjatë ndjekjes nga afër të numërimit të votave nuk kisha përjetuar asnjëherë diçka të tillë, në sensin pozitiv. Numërimi i votave në sy të të gjithë shqiptarëve ishte i jashtëzakonshëm”.

Në të njëjtën linjë Topalli theksoi se, këto zgjedhje ishin zgjedhje të transparencës më të lartë, ku shqiptarët votuan të lirë e me qytetari. Ajo shtoi se në çdo votë është shprehur vullneti i qytetarëve shqiptarë, madje theksoi se është themelore që çdo votë të numërohet.

Sakaq ajo kryetarja e kuvendit u shpreh se, është e rëndësishme që KQZ-ja, duhet lënë të punojë dhe se dhuna kundër institucioneve të pavarura është e papranueshme në një shtet ligjor dhe e dënueshme penalisht.

Në përfundim Topalli theksoi edhe vendosmërinë e maxhorancës për përmirësimin e Kodit Zgjedhor si dhe për domosdoshmërinë e reformës.

a.y/NOA

KOMENTE