English

Vlorë, nis ndjekja penale ndaj Shpëtim Gjikës e 12 të tjerëve

Vlorë, 20 maj 2011, NOA- Policia e Vlorës në publikoi vetëm pak më patë emrat e personave të cilët do të ndiqen penalisht pasi gjatë ditës së sotme nga “Sheshi i Flamurit” e deri tek “Ura e Mifolit” ku kanë shkuar me 3 autobusë e rreth 20 automjete, kanë organizuar një tubim të paligjshëm me pjesëmarrjen e rreth 250-300 personave.

Nga ana e policisë deklarohet se tubimi i tyre ishte i kundraligjshëm dhe se ka bërë që të pengohen qarkullimi i automjeteve si dhe janë djegur disa goma të vjetra.

Personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal:

1. Shpëtim Gjika Kryetar i Bashkisë Vlorë

2. Krenar Musta

3. Ardi Veliu

4. Dallandyshe Ganaj

5. Reshat Mika

6. Jetmir Sala

7. Xhevdet Suli

8. Shuaip Roshi

Për të njëjtin shkak edhe policia e Delvinës ka nisur procedimin penal ndaj pesë personave, pasi nuk u është aprovuar kërkesa për tubim në “Qafën e Muzinës”, pasi ajo është paraqitur në polici në minutat e fundit.

Ndërkaq theksohet se protestuesit kanë bllokuar për afro 3 orë qarkullimin e automjeteve.

Të ndaluarit e policisë Delvinë janë:

1. Sotir Davella Kryetar i Subjektit Politik Partia Socialiste Bashkia Sarandë;

2. Emiljano Ruçi

3. Bedar Ruci person me precedent penal

4. Artur Shino

5. Oltion Myftari person me precedent penal

Të gjithë të ndaluarit si të policisë së Delvinës edhe të Vlorës do të hetohen për veprat penale:

- “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”

- “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”

- “Prishja e qetësisë publike” si dhe

- “Ndotja e ajrit”

a.y/NOA

KOMENTE