Tiranë, 20 maj, NOA - Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth tha sot se të gjitha palët duhet të ulin tensionet dhe të mos dalin mbi ligjin. Pas takimit të zhvilluar me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, duke folur për procesin e numërimit në KQZ, ambasadori u shpreh se puna e tij duhet të jetë e pavarur dhe e mbështetur në ligj.
“E rëndësishme është që të respektohet Kushtetuta, ligji. Po ashtu e rëndësishme është që të ketë transparencë nga media, sidomos në lidhje me procesin post-zgjedhor e atë që po ndodh në KQZ. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve puna duhet të jetë e pavarur dhe e mbështetur në ligj", tha Wollfarth.
Wollfarth shtoi se që nga janari 2011 në vend kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme të cilat kanë nevojë për analiza ligjore.
a.k/NOA