English

Berisha: Rezultati përfundimtar do dalë nga ligji, situata do kapërcehet

Tiranë, 21 maj 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha në një dalje të pak minutave më parë deklaroi se me durim dhe qytetari, shqiptarët të presin nga shteti ligjor rezultatin përfundimtar të garës për Tiranën.

Sipas tij, zgjedhjet në Shqipëri dhe në çdo vend të qytetëruar janë çështje e shtetit ligjor, janë testi dhe prova e funksionimit të këtij shteti dhe institucioneve të tij.

Ai i garantoi shqiptarët se shteti ligjor dhe institucionet e tij do të garantojnë zgjidhjen më të drejtë.

“Zoti Rama kryesonte garën me 10 vota, pa u numëruar ende të gjitha votat, detyrim që rrjedh nga Kushtetuta, kur zoti Basha mund të jetë mbi 70 vota para. Do bëja thirrje që të kontribuohet për procesin si interesi më i mirë i cili është një proces me rezultat të ngushtë por plotësisht i mundshëm për tu qartësuar deri në votën e fundit, si dhe për tu bërë transparencë për çdo votë dhe për të nxjerrë në dritën e diellit rezultatin përfundimtar. Kjo është një situatë e cila përsëritet shumë rrallë, por ligjet dhe institucionet i kanë të gjitha mundësitë për të dhënë zgjidhjen ligjore”, deklaroi Berisha.

Më tej ai shprehu mirënjohje për thirrjet nga Brukseli dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, duke thënë se thirrjet e tyre mbështeten në një apel, pasi ato nuk bëjnë tifo për asnjë kandidat dhe se janë në interes të shqiptareve.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo kohë do kapërcehet më sukses dhe jashtë çdo lloj presioni, pasi rruga e vetme dhe e sigurt për ti dhënë zgjidhje më të mirë dhe ligjore kësaj gare kaq të ngushtë është vetëm ligji.

Në përfundim ai falënderoi miqtë e Shqipërisë, ndërkombëtarët dhe vëzhguesit që siç tha Kryeministri Berisha gjatë zgjedhjeve të 8 majit kanë bërë një vëzhgim të imtësishëm dhe të kujdesshëm të gjithë procesit zgjedhor.

a.y/NOA

KOMENTE