English

Denoncohet e rrëmbyer, vajza martohet me rrëmbyesin

Gjakovë, 21 maj 2011, NOA- Policia e Gjakovës raporton se dy ditë më parë në stacionin e policisë së këtij qyteti ishte raportuar një rast rrëmbimi.

Policia në Gjakovë kishte marrë një denoncim mesditën e dy ditëve më parë, pasi në rrugën e UÇK-së në Gjakovë një person me forcë kishte futur një vajzë në makinën e tij me targa KS dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Sapo ishte sinjalizuar për rastin, policia ishte vënë në lëvizje për zbardhjen e këtij rasti dhe për çlirimin e vajzës nga duart e rrëmbyesit.

Pas një pune intensive është identifikuar autori i rrëmbimit, por pas pyetjes, është verifikuar se viktima e këtij akti, vajza e rrëmbyer me të dyshuarin ishin të lidhur dhe ditën që është shënuar ky rast kishin vendosur të martohen.

Vajza ka dëshmuar se nuk ka pasur asnjë rrëmbim, por gjithçka ka qenë plotësisht në vullnetin e saj të lirë, pasi tashmë çifti jeton bashkë, dhe kanë vendosur të kurorëzojnë lidhjen e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE