Dibër, 21 maj 2011, NOA – Krimi brenda rrethit të ngushtë familjar godet familjen Pashnjari në rrethin e Dibrës. Pas një konflikti pronësie mes dy kushërinjve të parë, 40-vjeçari Sefedin Pashnjari ka mbetur i vrarë në vend me armë zjarri, nga kushëriri i tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës së sotme në fshatin Sinë, në rrethin e Dibrës.
Autori i vrasjes së kushëririt është 65-vjeçari Hazis Pashnjari, djali i xhaxhait të viktimës, i cili nuk i kurseu jetën kushëririt të vet.
Hazis Pashnjari është arrestuar menjëherë nga policia e Dibrës, e cila tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.
mit/NOA