English

Edi Rama: E përshëndesim ODIHR (VIDEO)

Tiranë, 21 maj 2011 NOA – Kryesocialisti Edi Rama tha para mediave se “e përshëndesim me respekt dhe mirënjohje misionin e ODHIR-it për raportin e sotëm, i cili tregon qartë, pa asnjë ekuivok, se në aspektin ligjor e procedurial KQZ-ja ka ndryshuar rregullat e lojës tre ditë pas numërimit publik të votave kur ka informuar edhe vetë misionin për fitoren tonë me 10 vota”.

Sipas z.Rama, ndryshimi i rregullave të lojës ka ardhur pas kërkesës publike të Saliut e zëdhënësve të tij dhe gjithçka ka rrëshqitur nga binarët e ligjit e të moralit institucional të KQZ-së.

Rama veçoi se “pasi i ka trajnuar komisionerët që t’i konsiderojnë të pavlefshme votat e hedhura në kuti të gabuara dhe pasi ka shkelur në tërësi çdo sens ligjor, procedurial e logjik, nën trysninë e Saliut, Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka shkatërruar procesin për të nxjerrë humbësin fitues. Madje jo thjesht me vota të numëruara nga kutitë e gabuara, po edhe me vota të hedhura në ato kuti pas mbarimit të garës nga hajdutët e manipulatorët e Saliut. Edhe këtë po e shohin të gjithë dhe ne e kemi të faktuar hap pas hapi”.

Ndiqni më poshtë videon:

26

KOMENTE