English

Fieri e Berati nisin autobusët me militantë drejt KQZ

Tiranë, 21 maj 2011, NOA- Nga qyteti i Fierit dhe ai i Beratit mësohet të jenë nisur rreth 70 autobusë, për t’iu bashkuar deputetëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vetëm nga qyteti i Fierit raportohet të jenë nisur 40 autobusë, ndërsa nga ai i Beratit rreth 30 të tillë.

Ky veprim vjen në vijim të protestave të mbajtura nga ana e socialistëve në rrethe dhe në Tiranë, për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, pas numërimit të fletëve të kontestuara nga KQZ.

Sakaq në orën 10.00 pritet që e gjithë turma e militantëve të selisë rozë, të grumbullohen para këtij komisioni, ku nën drejtimin e deputetëve dhe anëtarëve të lartë të Partisë Socialiste të nisin protestën e radhës kundër KQZ-së dhe Qeverisë.

a.y/NOA

KOMENTE