English

Itali, vdes vogëlushja e harruar në makinë nga i ati

Ankona, 21 maj 2011, NOA – Vogëlushja 22 muajshe, Elena, e cila ishte harruar në makinë për 5 orë nga i ati, nuk ia ka dalë të shpëtojë gjallë. Mjekët e spitalit Salesi të Ankonës në Itali deklaruan sot se vogëlushja humbi jetën pas një goditjeje cerebrale, në 18 maj.

Mediat italiane informuan se pasi i shuan shpresat për rikthimin në jetë të Elenës së vogël, mjekët vendosën të stakojnë sot në orën 11.30, makineritë që mbanin në jetë vogëlushen, e shtruar në mjediset e spitalit të Ankonës.

Dy prindërit e Elenës i kanë autorizuar mjekët të stakojnë makineritë, por mjekët vetë kanë vendosur të procedojnë me analizimin e zemrës së vogëlushes.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në 18 maj në provincën e Teramos i ka mbyllur familjarët në heshtje absolute, të cilët deri në momentin e fundit shpresuan rikthimin në jetë të vajzës së tyre të vogël.

Dhimbja e tyre e shoqëruar edhe me brejtje të ndërgjegjes ishte e madhe për dy prindërit e vogëlushes, babanë që e harroi në makinë, dhe të ëmën, e cila është shtatëzanë në muajin e tetë.

Sikundër flasin mediat italiane, dy prindërit jetuan momente të pashembullta ankthi dhe dhimbjeje për vogëlushen e braktisur në makinë pa dëshirë, ndërkohë që edhe shpresa e fundit tek terapia intensive në spital për rikthimin në jetë të Elenës u mbyll përjetë si sytë e vogëlushes.

mit/NOA

KOMENTE