Shkup, 21 maj 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, deklaroi se ndarja e Kosovës është gjëja e fundit që do të ndodhë.
Në një takim jozyrtar në Shkup me përfaqësues të Bashkimit Demokrat për Integrim, ajo u shpreh se shqiptarët në Maqedoni dhe rajon nuk duhet të frikësohen nga idetë për ndarjen e Kosovës, sepse kjo ide kundërshtohet nga bashkësia ndërkombëtare.
Sipas saj, nuk ka arsye për tu shqetësuar dhe as t’u përgjigjen provokimeve, sepse tërësinë territoriale të Kosovës e garantojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tjera perëndimore.
a.y/NOA