English

Kritikohet Jahjaga, shkeli protokollin me vizitën në Tetovë

Tetovë, 21 maj 2011, NOA- Vizita jozyrtare e Presidentes së Kosovës në Maqedoni Atifete Jahjaga është cilësuar si jo e denjë, pasi ajo nuk ishte paralajmëruar dhe si e tillë është konsideruar si një vizitë që shkel protokollin zyrtar.

“Është skandaloze se si presidentja e një vendi vjen fshehurazi dhe takohet me krerët e një partie, duke bërë reklamë për këtë parti në këtë fushatë elektorale”, ka deklaruar një prej përfaqësues i njërës prej partive opozitare në Maqedoni.

Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe subjekte të tjera opozitare, pasi sipas tyre kjo mënyrë të vepruari e bën vizitën e sa private dhe jo zyrtare, ashtu siç dhe i takon.

a.y/NOA

KOMENTE