Shkodër, 21 maj 2011, NOA- Vetëm pak pas mesnatës, policia e qytetit të Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 35 vjeçarin Alban Hebovija, duke u evituar një vrasje.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës së shkuar në lagjjen “Fahri Ramadani” të Shkodrës, pas një konflikti të çastit, i ndaluari Hebovija ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke lenë të plagosur një 32 vjeçar me iniciale A.H.
Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime serioze, dhe pas kurimit ka shkuar në shtëpi.
Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua arma e krimit tip pistoletë dhe një krehër pistolete me 6 copë fishekë model 54.
Jo vetëm i ndaluari por edhe vëllai i tij 27 vjeçar me iniciale N.H është proceduar penalisht nga ana e policisë, pasi menjëherë pas ngjarjes në bashkëpunim me persona të tjerë, ka dëmtuar disa pajisje në lokalin “AMNESIA”, ku dëmi kap vlerën e rreth 200. 000 lekë të reja.
Ndaj të ndaluarit, Prokuroria e rrethit ka nisur hetimet për veprat penale, “Vrasje e mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
a.y/NOA